TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot projektin e Portit të Durrësit, teksa nuk i ka kursyer fyerjet, epitetet, vargjet e Konicës dhe bejtet ndaj opozitës.

Rama tha se projekti i Portit të Durrësit do të jetë një motor ekonomik me një kontribut 8 mld euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto duke shprehur krenari për kontratën që ka ardhur në Kuvend.

“Do të jetë një motor ekonomik me një kontribut 8 mld euro në PBB ndërkohë që do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, vlerën e gjithë hoteleve në bregdetin e Durrësit. O burrani shkruan Dielli për ju, le t’i frymë zjarrit o burrani, fryjini zjarrit sillni vajgur. Do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrin vendit do ngrohemi. Është garantuar imuniteti i pronës publike nga çdo lloj mundësie hipotetike cenimi. Kontrata parashikon se në rast mosbzatimit nga investitori, shkohet deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka bërë deri atëherë. Këto janë vetëm disa nga detajet e panumërta të një kontrate për të cilën jemi krenarë që ia sjellim këtij kuvendi. Do të kemi rast dhe kohë fatmirësisht pa limit që t’i përballim dokrrat e hinit siç i ka quajtur Gjergj Fishta.
Çfarë sysh do hapni ju, nuk ju lë mallkimi që keni mision. Ju më dini si veten dhe nuk ju vë faj dhe pse e kam të vështirë të gjej paqen nuk ju vë faj. Si mund ta dini që njeriu është ndryshe nga ju që jeni mëkuar nga Napoleoni i gjirizeve.
Si luftoni për të dalë ju o trima, që kur shkulni gozhdën ju ngelet vrima”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb