Kurrë mos e inatosni Zllatan Ibrahimoviçin. Karakteri i suedezit është bërë objekt shkrimesh në të shkuarën dhe në këtë periudhë të karantinës, shumë lojtarë kanë treguar anektoda për sjelljet e sulmuesit, që shpesh kalon linjat. I fundit në radhë është porguezi Zhoao Pedro, mesfushor i Los Anxhelos Galaksi, që në një intervistë për “Record” ka treguar detaje nga një shpërthim i Ibras në dhomat e zhveshjes, që pas një humbjeje të papritur nuk ka duruar më dhe ka thënë: “I pari që e hap gojën, e vrava”.

“Luanim në një transfertë kundër Dinamo Hjustonit dhe po fitonim 1-0, por u barazuam në 2-2 dhe në fund ata shënuan edhe golin e fitores. Në fund të ndeshjes erdhi shpërthimi i Zllatanit, që pas ndeshjes na tha: “Nëse keni ardhur këtu për të detin ose për të bërë xhiro në Hollivud, duhet të ma thoni dhe duhet ta bëni tani. Kam 300 milionë euro në llogarinë time në bankë dhe kam një ishull, nuk kam nevojë për këto shfaqje. Tani, i personi i parë që flet e vrara, do e vras me të vërtetë”.

Shumë shpërthime dhe shumë të qeshura me Ibran. “Po nismin një ndeshje brenda skuadrës dhe dikush pyeti se kush do ta niste topin i pari nga mesi i fushës. Një asistent më zgjodhi mua meqë kisha ditëlindjen. Atëherë Ibra e pa dhe i tha: “Zllatan e ka ditëlindjen përditë. Më jep topin”. Dhe filloi të qeshte…” tregon portugezi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb