Më shumë se 76 orë pas tërmetit shkatërrues të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre persona dolën të gjallë dhe të padëmtuar nga rrënojat në qytetin e Gaziantep pasi të afërmit dhe fqinjët iu bashkuan operacionit të shpëtimit për t’i shpëtuar ata.

Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati tetë-katësh në periferi të Ibrahimlit, ndërkohë që babai me dy djemtë kishin ngecur në një prej dhomave të shtëpisë së tyre. Ndërkohë, gruaja e tij nuk ka mundur të shpëtojë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin trupin e saj nga rrënojat.

Më shumë se 100 njerëz jetonin në ndërtesën e tyre dhe afërsisht një e katërta e banorëve dolën të gjallë.
Omer Kocok, një i afërm i Taburëve, i tha CNN të mërkurën herët se kushërinjtë e tij ishin në gjendje të lidhnin kontakte me ekipet e shpëtimit përmes telefonatave celularë – duke u dhënë atyre shenja jete.

“Ersin ishte ai që na thirri për ndihmë”, tha Omer për CNN. Omeri doli vullnetar për të gërmuar, duke ndihmuar punonjësit e shpëtimit në punën e tyre të mundimshme të shoshitjes së rrënojave. “Është përgjegjësia jonë. Ata do të bënin të njëjtën gjë nëse ne do të ishim në të njëjtën situatë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb