Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë disa foto në “Facebook” nga takimi i djeshëm me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë.

Në postimin që shoqëron fotot me të rinj e të reja, Blushi është shprehur se PL-ja e ka të sigurt fitoren në Korçë.

REAGIMI I BLUSHIT
Kur të do KORÇA, të do e gjithë Shqipëria!
Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për pritjen e djeshme shumë të ngrohtë të qindra të rejave dhe të rinjve, për pjesëmarrjen masive, entuziazmin, energjinë pozitive dhe mbështetjen për Partinë e Lirisë.
Ne do të fitojmë për ta, për të gjithë qytetarët dhe familjet korçare, për t’u shërbyer me përulësi, për t’i thënë KORÇËS shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb