Ambasada amerikane në Tiranë thekson se furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike për shqiptarët e izoluar nga koronavirusi është jetik.

Për këtë arsye, SHBA shkruan në “Facebook” se USAID vazhdon punën me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

“?? | Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim. Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona!�”, shkruan ambasada.

(BAlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb