Pas daljes nga burgu reperi Fero ka arritur të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Këtë here artisti nga Gjilani ka bërë bujë pasi në një video “live” në TikTok ka hedhur kunja kundrejt koleges së tij të mirënjohur Tayna. Fero nënkuptoi gjatë videos se reperja ka ndryshuar shumë fizikisht duke thënë: “Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri.”

Sakaq, nuk ka munguar as përgjigjja e Taynës nga ana tjetër pasi autorja e shumë hiteve i është përgjigjur Feros me anë të një “story” në Instagram.

“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë më admiro nga larg.” shkruhet në postimin e bërë nga reperja që nuk e ka toleruar aspak pjesëtarin e kompanisë “Chriss&Zapp”.

Tayna

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: