Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit Ahmetaj lidhur me gropën financiare që do krijohet pas luftës ndaj koronavirus duke i përmendur kontratat e inceneratorëve.

Sipas Bashës ministri Ahmetaj ka kontribut personal në këtë gropë dhe duhet të dorëzojë ato kontrata që kapin vlerën e 400 milionë eurove së bashku me Klodian Zoton.

Që gropa financiare mos jetë aq e madhe sa tha Ahmetaj ditën e djeshme Basha i shpreh të lënë kontratat dhe të gjitha tenderat e panevojshme.

Më parë Basha ka kërkuar shkarkimin e Ahmetajt si ministër përgjegjës për situatën e koronavirusit pasi është në konflikt interesi për shkak të kontratave me inceneratorët në disa qytete të Shqipërisë.

”Ministri Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet të dorëzojnë kontratat që u kushtojnë shqiptarëve më shumë se 400 milion euro të incineratorëve dhe ky do të jetë kontributi personal i zotit Ahmetaj dhe i zotit Klodian Zoto që gropa mos të jetë kaq e thellë. Këto para që janë planifikuar t’u merren shqiptarëve, një pjesë e të cilave janë hedhur tashmë, madje në disa raste pa filluar punë akoma me kompani offshore, këto para nuk mund të shkojnë më as te Klodian Zoto e as tek ata që fshihen pas tij, kështu që zoti Ahmetaj ka një kontribut personal për të dhënë që gropa të jetë jo aq e thellë sa e kanë planifikuar dhe para pandemisë me PPP, me koncensionet dhe tenderat korruptivë.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb