Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavousoglu ka deklaruar se Turqia refuzon hapur anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në një komunikim të për mediat, Çavousoglu tha se do të ulen për të biseduar vetëm nëse Suedia plotëson kriteret.

“Nëse një ditë Suedia plotëson kriteret, ne ulemi ta diskutojmë. Në këto rrethana nuk është e mundur që në t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë në NATO. Këtë e bëjmë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjera ministri i Jashtëm turk, shkruajnë mediat greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb