Këto imazhe dëshmojnë sesi kemi evoluar globalisht. Një takim i traditës, së lashtës me botën moderne. Kjo grua e një tribuje afrikane të quajtur Himba në Opuwo, Namibia ka shkuar në dyqan të psonisë. Nëse shqiptojmë kaq detaje këtu nuk ka asnjë gjë që nuk shkon. Por nëse shohim fotot dhe veshjen e saj, kureshtja është dhe më e madhe, për të parë të tjera imazhe të saj.

Gruaja e tribusë afrikane e moshës rreth 20 vjec, mbart një fëmijë në kurriz. Zhveshja dhe aksesorët tradicionalë të fisit të saj, kanë rënë në sy të fotografit suedez Bjorn Persson, e cila adhuron natyrën e egër.
“Gruaja më rrëmbeu tërësisht. Më suprizoi. Ishte pikërisht në kohën dhe vendin e duhur. Isha duke punuar mbi një dokumentar për tribunë Himba. Sapo e pashë, thashë, kjo është ajo që më duhet. Ajo nuk më pa në fillim, por më pas e kuptoi çfarë po bëja dhe më buzëqeshi.”

Fotografi tregon me tej; “Gratë e fisit Himba, gjithmonë vishen kështu. Është në traditën dhe bukurinë e tyre. Ato nuk vishen se na panë turistët, se tribu të tjera dhe e bëjnë. Jo! Ato gra ruajnë tradicionalen e tyre. Trupin e kanë të mbuluar me një lloj pluhuri apo balte të veçantë që i mbron nga dielli”.
Fisi Himba është një ndër tributë që i ka rezistuar kohës, ka rreth 50 mijë banorë që jetojnë në veri të Namibia, përgjatë lumit Kunene, fqinj me Angola.
Ky fis flet gjuhën e quajtur OtjiHimba, dhe konsiderohen pasardhësit e njerëzve semi-nomadic të Namibia. Familjet jetojnë në grup dhe mënyra e jetesës është bujqësia, blegtoria dhe gjuetia.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: