Sali Berisha ka thënë para demokratëve të Lezhës se në momentin që është zgjedhur kryeministër, ka parë diferenca të mëdha në rrogën mes burrave dhe grave në administratë.

Ai tha se u kujdes që kjo mosbarazi të reduktohej dhe rrogat të ishin thuajse në të njëjtën linjë, e për këtë, një ndihmë të madhe ka dhënë qeveria franceze. Berisha tha se fëmijët e policëve që humbin jetën në krye të detyrës duhet të përfitojnë pensionin e plotë, deri sa të mbushin 18 vjeç.

“U emërova kryeministër në një periudhë kur diferenca në administratë mes burrave dhe grave ishte 36%. I ndërgjegjshëm për këtë se pabarazia mbeten luftë në letër në qoftë se nuk bëhen përpjekje e madhe për të ngushtuar diskriminimin financiar. Në të gjitha lëvizjet e rritjes së rrogave, dy kategori u rritën më shumë, mësuesi, infermierët dhe mjekët. Kjo solli bashkë me disa masa të tjera që diferenca e rrogave të zbriste në 17 pikë, 6%, kundrejt 17.2% që ishte në BE. Unë them se shënuam një hap përpara, të pa mjaftueshëm sepse çështja e barazisë duhet të thellohet shumë në rrafshin ekonomik. Qëllim kryesor dhe ishte e premtuar që në mandatin tjetër do të krijonim linjat e granteve për gratë e vajzat që do të hapnin biznese në mënyrë që pabarazia në përqindje që ekzistonte mes burrave dhe grave të ngushtohej gjithnjë e më shumë. Ky projekt, këta që erdhën, mbetën në letër.

Në rast se ke ndjekur diskutim që kam bërë ka qenë kjo. Një kredi franceze e butë, e për këtë i jam mirënjohës qeverisë franceze, erdhi vetëm për të luftuar diferencën gjinore. Unë jam shumë optimist sepse kjo është një rrugë tjetër për të zhvilluar më shpejt Shqipërinë dhe bërë shoqërinë më të barabartë. Nuk kam asnjë kundërshtim që fëmijët e policit të marrin pensionin e plotë, por jam i atij mendimi që fëmijët deri në moshën 18-vjeçare që humbin prindërit, të marrin pensionin e plotë e tij. Kjo është zgjidhja. Edhe ai fëmijë është. Edhe ai duhet të përballojë jetën dhe kjo do të ndodhë. Me 22 ju ftoj të gjithëve, të votojnë sipas vullnetit të tyre”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: