Duke diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open” në News24 për masakrën e Klosit, moderatorja Eni Vasili ka replikuar me artistin Robert Aliaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Aliaj tha se është një problem kulturor, ndërsa nga ana tjetër Altin Haziraj, Drejtor i CRCA, tha se një pjesë e fajit është e shtetit dhe drejtësisë, pasi në shkollë të rinjtë duhet të mësohet sesi të mbrohen nga shantazhet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

Por Aliaj tha problemi duhet gjetur tek të gjitha palët, ndërsa tha se në rrjetet sociale janë vetë vajzat në disa raste që seksualizohen, ndërsa shtoi se kur ndodh kjo “ç’të bëj unë, të kthej kokën”.

Por në këtë pikë ka ndërhyrë Eni Vasili e cila tha se vajzat mund të bëjnë çfarë të duan, por askush nuk ka të drejtë t’i shantazhojë apo t’i dhunojë, duke i thënë Aliajt se këto mesazhe nuk mund të kalojnë në këtë emision.

Pjesë nga biseda:

Robert Aliaj: Është çështje puro psikologjie, dhe psikologjia e hakmarrjes është shumë e komplikuar. Është një dramë, për ne më e madhe si dramë është kjo, sepse jemi rrit në një tjetër kode morale, dhe ata vetë nuk e shohin si dramë kaq të madhe si e shohim ne se përndryshe nuk do e bënin kaq kollaj. Vlera e jetës nuk është për të gjithë njësoj. Nuk dua as të nënvlerësoj faktin që ai e ndjen ose jo se dhe vetes së vet i dha fund, por kur vijmë te këto çështje të rënda sociale, vjen një fenomen në pah që ne nuk investohemi në këto probleme të shoqërisë. Është problem kulturor. Është përshtatje me hapësirën sociale ku ata kanë jetuar.

Altin Hazizaj: Mendoj se në rastin konkret kemi të bëjmë me trinom problemesh. Një “fushë” të re me teknologjinë, pse vajzat bëhen pre e krimeve online, nuk është vajza e vetme që ankohet. Djem denigrojnë vajza në atë farë feje, ka dhe një problem tjetër tregu online se mendojnë se mund të bëjë çdo gjë. E dyta, përgjegjësia që ka shteti në këtë mes. Sa e dëgjova si ngjarje, nuk mund të mos çoj gishtin dhe të them se ngjarja ka ndodhur se këtu ka një mungesë të shtetit. Sepse arsimi nuk është asnjëherë më mirë se sot, dhe sot ne flasim për nxënës që shkojnë në shkollë dhe nuk arsimohen si të jenë të sigurt në internet, duhet të dinë ku të shkojnë të ankohen dhe si të mbrohen.

Aliaj: Nuk është faji i rrjeteve sociale dhe meshkujve, edhe vajzat seksualizohen në mënyrën më të çmendur dhe të thjeshtë, jam dakord me ty

Hazizaj: Ky është problemi i katërt

Aliaj: Kur seksualizohesh ti vetë ça pret nga unë, të kthej kokën?

Vasili: Seksualizohet për hesap të vet, por t’i nuk ke pse shantazhin dhe dhunosh… Ta kthesh kokën që ç’ke me të

Aliaj: Do kthehet koka tani nëse del dikush aty lakuriq

Vasili: Është vajza që mund të zgjedhë

Aliaj: Mos të bëhemi aq moralist

Vasili: Nuk mund të kalojmë këto mesazhe në emision

Aliaj: Duke pasur parasysh, që kemi këto lloj kategorish sociale, duhet të adaptojmë pak sjelljen tonë, të gjithë për t’i evituar këto sjellje

Hazizaj: Ata janë një gjimnaz publik që shteti duhet t’u japë dije edhe si të mbrohen

Lala: Nuk është vetëm histori shkollë, është familje, komuniteti fetar, janë shumë mekanizma,

Hazizaj: Ajo që dështim i shteti të së drejtës, që ata njerëz, babai, s’ka besim as të policia as të drejtësia, sepse ndryshe, një vajzë e shantazhuar shkon në polici, sepse të shantazhosh dikë është vepër penale dhe shkon në burg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb