Anëtari i Këshillit të Berishës, Jamarbër Malltezi në një intervistë për Panorama TV, ka deklaruar se bashkimi i demokratëve bëhet në Kuvendin e tyre, përmes votës. Ai ka akuzuar se deputetët e PD të grupimit të Alibeajt janë pengje të kryeministrit dhe solli në vëmendje dhe rastin e votimit të motrës së ministres Belinda Balluku, Pamela Qirko si Kryetare/Komisionere në KPK.

“Demokratët e kanë të qartë. Kanë bërë thirrje hajde bashkohemi, okej po mirë as ishim të bashkuar ne? Kush na përçau? Pse? Për interes të kujt na përçau?
Ku e di do bashkohen? Ne themi hajde bashkohemi te Kuvendi i demokratëve, hajde voto, kjo është demokracia.
Ne legalizuam fraksionin, hajde të ecim me një synim të heqim Ramën, bëhu shumicë pastaj, por ti kur voton motrën e Ballukut e voton borxhin e qeverisë s’je më opozitë.
Ke dy vjet që nuk del në një protestë kundër Ramës se gjoja e bën Berisha, po bëje ti protestën tënde. Atëherë s’je më opzitë.
Kur ndan tendera me Ramën disa prej këtyre personazheve si Kapllani, po ndan miliona e kur ndan miliona s’je më opozitë.
Këto janë lodra e pengje të Ramës. Më mirë merrem me pengmarrësin. Padyshim që na dëmtojnë këta pengje. Problemi është direkt Edi Rama e gjithë korrupsioni që ka sjellë, ka korruptuar shefin e FBI”, deklaroi Malltezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb