Në “San Siro”, Inter thyen minamilisht 1-0 Porto-n, festojnë, por jo plotësisht. Me objektivin e madh për tu rikthyer në çerekfinalet e Champions League pas 12 vitesh, zikaltërit ishin të kujdesshëm në fushë, të dy ekipet zhvilluan një 90-minutësh të ekuilibruar, me pak frikë, por me raste për shënim nga të dy kampet ku protagonistë absolut ishin dy portierët Onana dhe Diogo Costa.

3
3

Rasti i parë i pastër i sfidës erdhi në limitet e pjesës së parë ku Bastoni me kokë u ndal mrekullisht nga portieri i Porto-s. Me fillimin e pjesës së dytë, ishte Onana ai që mbajti Inter në lojë, një dopio pritje që kishte shijen e një goli.

2
2

Balancat u prishën në minutën e 78-të ku Otavio u ndëshkua me karton të kuq duke lënë portugezët me një lojtar më pak në fushë. Në minutën e 86-të, Barella shërbeu një asist perfekt në zonë, aty ku Lukaku në dy momente dërgoi topin në rrjetë duke bërë që “San Siro” të shpërthejë në festë. Një minutë më pas, Lukaku kishte shansin e artë të realizonte një dopietë, por u ndal nga portieri Diogo Costa.

1
1

Inter udhëton në Porto me një avantazh të rëndësishëm më 14 mars, kjo fal Lukakut që rilind në Champions. Ky ishte goli i tij i dytë në këtë turne, por në total i kanë mjaftuar 39 minuta për të shënuar dy gola këtë edicion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb