Nga: Eneida Çakërri

300 gr. gjalp
100 gr. sheqer pluhur
1 vanilje
1 lugë gjelle liker
1 lugë e vogël pluhur pjekës
150 gr. bajame
500 gr. miell

Fillimiaht vendosim bajamet në pjekje. Më pas i copëzojmë. Rrahim gjalpin deri sa të bëhet shkumë dhe shtojmë sheqerin pluhur. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë si dhe bajamet e copëzuara. Ngjeshim brumin dhe formojmë toptha të vegjël.

I vendosim në tavë dhe i pjekim me 180 gradë deri sa të marrin ngjyrë bezhë. Pasi janë ftohur plotësisht, i spërkasim me ujë trëndafili ose ujë me sheqer dhe i zhysim në një pjatë të thellë me sheqer pluhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: