Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

Në mesazhin e saj, Spiropali uron që me kurajo në zemrat e gjithësecilit të dalim sa më të fortë nga kjo betejë që po përballet vendi ynë këtë kohë.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve kudo janë. Paqe në strehëzat tuaja dhe kurajo në zemrat e gjithësecilit për të dalë edhe më të fortë nga kjo betejë”, shprehet Spiropali në urimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb