Që prej datës 15 shtator në të dy spitalet COVID ka një rënie të shtrimeve me 30%. Burime për ‘News 24’ bëjnë me dije se në 24 orë numri i urgjencave llogaritet nga 10 në 12 raste nga 30 qe regjistroheshin në fillim të muajt gusht. Peshën më të madhe të shtrimeve e mban Sanatoriumi që trajton të gjitha rastet që referohen nga zona e veriut dhe verilindja përfshirë kryeqytetin. Ndërsa urgjencat nga rrethet e Jugut vijojnë të trajtohen në spitalin COVID 1. Shumica e të shtruarve ne spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ janë mbi 50 vjeç.

Rënia e ndjeshme e shtrimeve për ekspertët lidhet me vetëmjekimin në shtëpi të pacientëve me kura të kushtueshme të përshkruara nga mjeku i familjes në vlera që shkojnë nga 10 në 30 mijë lekë të reja në muaj. Sipas ekspertëve mjekimi në shtëpi ku në shumicën e rasteve përfshin dhe oksigjenoterapinë me aparatura portative ambulatore në shumë raste është i gabuar dhe çon në rëndimin e pacientit që ka nevojë për shërbim të specializuar spitalor.

Ky fakt pranohet edhe nga vetë familjarët e pacientëve që pohojnë para kameras se janë përpjekur me kura të shtrenjta ta kurojnë të sëmurin në shtëpi porse në fund gjithçka ka rezultuar jo efikase dhe i sëmuri ka mbërritur në gjendje tepër të rëndë në spital. “E mbajta disa kohë në shtëpi dhe se çova në spitalin e Korçës që të merrte oksigjenin, dhe u katandis kështu. Më shkoi goxha, 182 euro vetëm oksigjeni. 180 euro ilaçet”, tha ajo.

Bashkëshortja e të sëmurit nga Korca tregon se për trajtimin e sëmundjes ka shpenzuar disa qindra euro për ilaçe si dhe qiranë e aparaturës së oksigjenimit në shtëpi. Për mjekët thotë se ka vlerësim maksimal pasi sipas saj e informojnë në çdo moment për ecurinë e sëmundjes së bashkëshortit që edhe pse në gjendje te rende ka shumë besim se do t’ia dalë mbanë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: