Pediatrja Gjerogjina Kule, pasqyroi gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se si po vijon situata e virusit te fëmijët.

Ajo tha se numri i infektimeve te fëmijët është ulur, ndërsa shtoi se kurba e të shtruarve mbetet e sheshtë dhe numri i fataliteteve në zero.

Kule tha po ashtu se po vijohet me vaksinimin fëmijëve mbi 12 vjeç, e aktualisht, janë duke u vaksinuar të sëmurët kronikë.

“Para 2 muajsh kemi vënë re një rritje të numrit të infektimeve të moshave fëmijërore, veçanërisht mbi moshat mbi 5 vjeç, por fatmirësisht ky numër i infektimeve nuk është rritur me raste të hospitalizimeve dhe rasteve të rënda.

Pra kurba e hospitalizimeve mbetet e sheshtë dhe rastet e rënda janë në numër të vogël. Për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç ne po bëjmë konsultime dhe janë vaksinuar fëmijët me sëmundje kronike autoimune, si sëmundjet metablike etj. Ky numër është i kufizuar dhe nuk reflektohet në numrin e përgjithshëm të vaksinimit, por po funksionon e po kryhet”, tha Kule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: