Gazetari Erjon Skëndaj raportoi live për News24 nga Spitali Infektiv i QSUT, ku po kurohen prej më shumë se dy muajsh të infektuarit me koronavirus, se si paraqitet situata gjatë orëve të fundit.

Gazetari Skëndaj tha se tashmë jemi në nivelet më të ulëta të sëmundjes, pas dy muajsh që kurba ishte në rritje. Duke cituar mjekët e Infektivit, gazetari tha se rënia e kurbës tregon që jemi drejt shuarjes së situatës me koronavirus.

“Jemi në nivelin më të ulët të sëmundjes në këto dy muaj. Pra, është i ngjashëm me 18 mars, kur kurba filloi të rritej. Tani kurba po bie dhe kjo dio të thotë se jemi drejt shuarjes. Këtë mendojnë mjekët, që ditët e fundit kanë pritur shumë pak urgjenca, në raport me daljet nga spitali.

Prej dy muajsh ndodhet gjithë sistemi spitalor i paralizuar, ku realizohen vetëm urgjencat. Kjo po rëndon te të sëmurët e tjerë kronikë ose jo, por që presin prej dy muajsh operacionin dhe sëmundja e tyre mund të ketë avancuar, si dhe gjendja e tyre shëndetësore. Kemi 4 mijë operacione më pak të moskryera këto dy muaj”, tha Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb