TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka vizituar sot xhaminë e Parrucës në Shkodër, atje ku është takuar me krerët e saj të cilëve iu ka shprehur urimet më të mira për festën e Kurban Bajramit.

Pas këtij momenti, ministri ka uruar edhe gjithë besimtarët myslimanë, duke e cilësuar Kurban Bajramin, festë që na bashkon të gjithëve, pavarësisht besimit.

“Urimi ynë shkon për besimtarët myslimanë në Shkodër, për më shumë mirëqenie, më shumë mbarësi në familjet e tyre dhe për të dashurit e zemrës. Është gjithashtu në traditën më të mirë të shqiptarit, por përgjithësisht edhe të Shkodrës për t’i uruar besimeve të njëri-tjetrit për këtë festë që pavarësisht besimin na bën të gjithëve sëbashku. Gëzuar”!
WhatsApp Image 2017-09-01 at 13.24.43 (2)

WhatsApp Image 2017-09-01 at 13.24.43 (1)

WhatsApp Image 2017-09-01 at 13.24.43

WhatsApp Image 2017-09-01 at 13.24.42
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb