Kjo është banesa ku strehohen 8 anëtarët e familjes Roci, në fshatin Lleshaj, 3 orë larg qytetit të Gramshit. Përtej skamjes që ka kapluar këtë familje, fati i keq deshi që ata të përballen dhe me humbjen e nënës, dhe bashkeshorti i saj Guri Roci duhet të kujdeset për 5 fëmijët nënën e moshuar dhe motrën e paralizuar.

Por në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, nuk mund të mungonte humanizmi i Presidentit të Eurosig, Insig dhe UBA bank Kadri Morina. Ai ndërtoi një shtëpi të re për familjen Roci në qytetin e Gramshit, duke iu krijuar një mundësi fëmijëve për një jetesë më të sigurt dhe mundësi shkollimi.
Kryetari i bashkise së Gramshit Klodian Taçe shprehu mirënjohjen ndaj zotit Morina për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj njerëzve në nevojë.

‘UBA bank’, pjesë e kompanisë ‘Eurosig’ dhe ‘INSIG’ i dhuroi familjes dhe një shumë monetare për ditën e Kurban Bajramit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb