TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar përmes një mesazhi në facebook të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Në këtë Ditë Bajrami, Spiropali shkruan se lutjet shkojnë për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë, si edhe për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme.

Postimi i plotë:
Në këtë ditë Bajrami, lutem për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë. Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët në shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht.

Lutem për familjarët që s’i shohin dot të dashurit e sëmurë. S’u mbajnë dot dorën.S’i ngushëllojnë dot në momentet e vështira, as në momentin e fundit.
Lutem për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme.

Lutem, ky virus që goditi botën më tragjikisht se një luftë, të zhduket sa më shpejt nga faqja e tokës sonë.
Qofshi me shëndet miq, Zoti e bëftë mirë për të gjithë! Amin!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb