Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku për pasojë janë plagosur 2 shtetase.

Burimet për “BalkanWeb” bëjnë me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetaset, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb