KURBIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradë, tek kryqëzimi i Gjormit Kurbin. Një automjet tip “Volswagen” me drejtues shtetasin Robert Arapi, 38 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një 13-vjeçare, banuese në Gjorm Kurbin, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin  Policisë Kurbin. Shërbimet policore janë në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: