KURBIN- Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë benë me dije gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjovalin Lleshit, 45 vjeç, u gjetën 11 fishekë M-54, një kallëp 400 gr i dyshuar tritol.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: