LEZHË

Disa orë pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë numërimi i votave në dy KZAZ-të e qytetit të Lezhës. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se në bashkinë e Kurbinit  ka patur vonesa të theksura në dorëzimin e kutive të votimit.

Në Mirditë procesi  i numërimit pritet të fillojë rreth orës 01:00. Në garë për bashkinë  e Lezhës  janë tre kandidatë, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike , Salvador Kaçaj është tërhequr sot nga gara, por gjithsesi emri i tij ka qenë në fletën e votimit.

Kandidatët për Lezhën:

Salvador Kaçaj- Partia Bindja Demokratike ( i tërhequr sot nga gara)

Eduart Ndocaj-Partia Kombëtare Konservatore Albania

Pjerin Ndreu- Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Kandidatët për Kurbinin:

Majlinda Cara- Aleanca për Shqipërinë Europiane

Edmond Piroli- Partia Bindja Demokratike

Kandidatët për Mirditën:

Ndrec Dedaj- Aleanca për Shqipërinë Europiane

Gjon Ndoj- I Pavarur

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: