KURBIN- Blutë e Komisariatit të Kurbinit kanë vënë në pranga një 42-vjeçar pasi i është gjetur një armë zjarri. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë Martin Deda, banues në lagjen numër 5, në Laç.

Pasditen e djeshme në afërsi të stacionit të trenit në Laç, 42-vjeçari Deda është kapur në flagrancë duke lëvizur me biçikletë dhe në të kishte të vendosur e të mbështjella me dy thasë sintetik, 1 armë zjarri automatik M-56, 7.62 m/m, 1 pushkë M-56, 7.62 m/m, si dhe një krehër automatiku e 7 fishekë M-56.

Nga ana e policisë  u bë sekuestrimi i armëve dhe municioneve cilësinë provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: