KURBIN- Policia e Kurbinit kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Edmir Hasneziraj. Sipas burimeve zyrtare sot rreth orës 13:10, pas një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin u bë e mundur kapja e personit në kërkim Deli Alkurtaj, 50 vjeç, banues në fshatin Gërnac, Milot. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datën 14.03.2015 si i dyshuar për veprën penale të vrasjes. Sipas policisë Alkurtaj një javë më parë ka vrarë me armë zjarri automatik Edmir Hasneziraj, për motive te dobëta.

Dy bashkëfshatarët u konfliktuan pas hyrjes së lopëve në tokën e autorit, i cili prej kohësh është zhvendosur në një fshat të Krujës, por që kishte shkuar për të punuar tokat e tij.

Mbi trupin e viktimës ishin zbrazur 20 plumba automatiku në pjesën e gjoksit dhe të kokës. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë e Kurbinit në lidhje me ngjarjen, por distanca e largët e fshatit me qytetin e Laçit dhe terreni i thyer malor ka bërë që policia të mbërrijë 2 orë me vonesë në vendin e ngjarjes duke i lënë kohë autorit për tu larguar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: