Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër thotë se 400 luftëtarë të huaj deri më tani i janë bashkuar Njësitit të Mbrojtjes së popullit kurd në Siri, i cili ka qenë aktiv në luftën kundër shtetit islamik (IS) në Hasakah, Raqqa dhe krahinat e Aleppo.

Grupi sirian kurd ka qenë duke rekrutuar shumë prej luftëtarëve të tij të huaj me anë të Facebook që nga viti i kaluar. Rekrutët që i janë bashkuar YPG janë nga Evropa, Australia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, Turqia dhe Irani. Raportohet se më 10 qershor, u formua një brigadë e re majtiste e modeluar nga brigadat ndërkombëtare majtiste të luftës civile spanjolle. Sipas burimeve, grupi përbëhet nga luftëtarë nga Shqipëria, Armenia, Gjermania, Greqia, Spanja, Kaukazi dhe anëtarë nga organizatat majtiste turke. (në foto: Një nga luftëtarët më të famshëm i huaj, Jordan Matson)

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: