“Kurimi me plazmë për koronavirusin është një temë serioze për t’u adresuar pa ironi”. Kështu shprehet Giuseppe De Donno, drejtues i Departamentit të Pneumologjisë së Spitalit “Carlo Poma” në Mantova për Tgcom24 në kohën e polemikave mbi një protokoll, të kundërshtuar pjesërisht nga komuniteti shkencor.

“Me plazmn kemi ndihmuar pacientë në gjendje të rëndë, 48 të shpëtuar gjithsej”, kujton De Donno i cili, megjithatë, bën thirrje për kujdes: “Ka pasur përmirësime klinike, por ne jemi duke pritur publikimin” e studimit, “ndërkohë na telefonojnë nga e gjithë bota” .

“Ne kemi propozuar një protokoll – nënvizon mjeku – të shëruarit nga koronavirusi bëhen dhurues vullnetarë të gjakut dhe nga gjaku i tyre ne ruajmë plazmën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb