TIRANE- Gazeta serbe “Kurur” befason sërish me titujt dhe shkimet e saj. Në faqen e parë “Kurir” ka pasur një artikull të titulluar “Porno Daçiç”. Bëhet fjalë për një shkrim që vë në shënjestër ministrin e Jashtëm serb dhe e akuzon atë se ne takimin me Presidenten kroate, Kolinda Grabar ­Kitaroviç ka folur vetëm për pornografi dhe seks.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç dhe Presidentja kroate, Grabar­ Kitaroviç janë takuar në Kroaci dhe sipas “Kurir” Daçiç ka tradhtuar serbët e Kroacisë në takimin zyrtar me presidenten e cilësuar seksi, duke anashkaluar bisedimet për riintegrimin e tyre në shtetin kroat.

Sipas gazetës serbe ata kanë folur për pornografi dhe fotot e nxehta të kryetares së shtetit kroat.
Para pak javësh, Daçiç u akuzua se bënte orgji me prostituta.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: