BEOGRAD – Mediat në Serbi shkruajnë se kombëtarja serbe e futbollit është në rrezik, pasi grupimi i tifozëve të ashtuquajtur “Plisat”, kanë planifikuar një sulm të armatosur në hotelin ku qëndrojnë futbollistët.

Duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në faqen e saj të Facebook-ut, “Kurir” shkruan se objektivat kryesore të sulmit do të jenë zëvendës President i Federatës serbe të Futbollit dhe kapiteni i ekipit Branislav Ivanovic.

“Unë dua t’ju informoj se në mëngjes do të ndodhë një sulm i armatosur mbi ekipin kombëtar serb në Hotel “Sheraton”. Sulmi do të organizohet nga një grup i quajtur “Plisat”. Objektivat kryesore do të jenë President i Federatës serbe të Futbollit dhe veçanërisht Branislav Ivanovic,”- thuhet në mesazh.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: