BEOGRAD- Gazeta serbe ‘Kurir’ nuk rresht së shkruari për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një nga artikujt kryesor, kjo gazetë i kushton sërish sot vëmendje kreut të qeverisë shqiptare dhe vizitës së tij të radhës në Beograd.
“Kurir” shton se Rama duket se është në panik dhe i frikësuar për jetën e tij sa herë vjen në Beograd, pasi përdor edhe jelek antiplumb.
Kësaj here shkruan “Kurir” teksa pritet të marrë pjesë në samitin e Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore, nuk i mjaftuan 5 mijë policë por për sigurinë e tij dhe pjesëmarrësve të tjerë janë programuar 10 mijë të tillë.
“Ky fakt bëhet edhe më interesant, pasi duhet të keni parasysh se në Beograd erdhën edhe Presidenti rus, Vladimir Putin si dhe kryeministri francez Emanuel Valse, por ata u ndjenë mjaft të sigurtë dhe nuk veshën jelekë antiplumb”, shkruan ‘Kurir’.
Kurir shton se Rama e ka veshur jelekun antiplumb edhe pse ka marrë të gjithë sigurinë e mundshme nga shteti pritës, në këtë rast Serbia.
“Në këtë hap besoj se tregoi papjekuri, dhe paragjykim kundër serbëve”, kështu thotë Zlatko Nikolic, një kriminolog i cituar nga “Kurir”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: