Kurora e gjelbër e qytetit kryesisht në Malin e Moravës, është një nga atraksionet natyrore më të frekuentuara nga banorët e Korçës si edhe nga turistët. Pavarësisht bukurisë që të fal, vijon të jetë e infektuar prej vitesh nga sëmundja e procesionares duke shkaktuar dëme të konsiderueshme deri në tharjen e pishave. Qytetarët e Korçës, të cilët janë frekuentues të rregullt të kësaj kodre, janë të parët që ndiejnë keqardhje tek shohin pemët të humbasin e thahen çdo ditë.

Banoret kërkojnë të merren masa për të parandaluar shkretimin e kurorës së gjelbër.

I kontaktuar nga News24 nënkryetari i bashkisë së Korçës, Thanas Tona thotë se është planifikuar një fond nga bashkia për vitin 2020 por parashikon vetëm ndërhyrje të vogla që kanë të bëjnë me prerjet mekanike. Ndërsa përsa i përket dëmeve të mëdha që ka i shkaktuar sëmundja e procesionares masivit pyjor, duhet një ndërhyrje dhe ndihmë nga qeveria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb