Përgatitjet e ethshme për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III janë duke u zhvilluar dhe çdo ditë po publikohen informacione se cili prej yjeve britanikë do të jetë i pranishëm. Tom Cruise mund të ketë anuluar një xhirim të tërë për të marrë pjesë në Westminster Abbey më 6 maj, por artistë si Adele dhe Ed Sheeran kanë refuzuar të shkojnë në ceremoninë e zyrtarizimit të Charles si Mbret.

Sipas OK, Mbreti Charles u kishte sugjeruar organizatorëve disa emra artistësh që do të dëshironte të merrnin pjesë në koncert dhe të këndonin, mes të cilëve ishin edhe të mësipërmit.

Një nga organizatorët tha: “Mbreti sugjeroi disa emra dhe Adele dhe Sheeran ishin në atë listë. Ai do të donte të ishte pjesë e koncertit”.

Dëshira e Charles nuk do të realizohet, pasi Sheeran dhe Adele refuzuan propozimin zyrtar të Pallatit. E ndërsa i pari kishte një justifikim për refuzimin e propozimit, Adele duket se nuk e ka justifikuar refuzimin e saj.

Sipas raportit, Sheeran do të jetë në Teksas për koncerte në atë kohë dhe nuk mund të ndryshojë orarin e koncerteve, ndërsa “Adele e refuzoi ofertën pa asnjë arsye. Ajo nuk ka asgjë të planifikuar për 7 maj dhe nuk do të mbajë asnjë koncert pas 25 marsit”.

Ekipi i Pallatit iu drejtua të dy artistëve por mori një përgjigje negative. “Ata janë titanë të industrisë së muzikës dhe të dy janë britanikë. Është turp”, tha një burim në të njëjtin publikim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb