Djali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe e dashura e tij prej 10 vitesh, Armina Mevlani kanë vendosur t’i thonë sot “PO” njëri-tjetrit duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të gjatë.

Në një ceremoni që ka nisur në një ambient në zonën e Shijakut, rreth 300 të ftuar, miq dhe të afërm të çiftit do të shohin çiftin teksa i betohen njëri-tjetrit për dashurinë e përjetshme.

Në stinën e tyre të preferuar, ceremonia e dasmës ka nisur që në orën 17:00 me një koktej për të ftuarit.

Blogerja e njohur ndërkohë i ka dhënë një tjetër ton atmosferës, teksa ka mbërritur me një mjet ‘vintage’ të markës ‘Lincoln’, të viteve 60’.

Ndërkohë, janë bërë publike edhe fotot e para të çiftit, me Shkëlzenin e veshur me stil klasik dhe Arminën që e shoqëron plot hijeshi me fustanin e saj të bardhë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb