Buckingham Palace ka publikuar imazhe nga ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles.

Në moshën 74-vjeçare, ai u kurorëzua Mbret i Anglisë dhe pasoi nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth, e cila vdiq shtatorin e kaluar. Camilla, gruaja e Charles III, u kurorëzua mbretëreshë me të menjëherë pas kurorëzimit të monarkut.

Ceremonia historike, e mbajtur në Westminster Abbey, u ndoq nga 2,300 të ftuar, duke përfshirë mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe figura të rëndësishme nga politika dhe showbiz.

Llogaria zyrtare e Pallatit në Instagram ka postuar një sërë fotosh të reja të realizuara gjatë ceremonisë, si dhe pas përfundimit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shumicën prej tyre, çifti mbretëror shihet të veshur me veshjet e tyre pas kurorëzimit dhe duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa në të tjera ata përshëndesin popullin e Britanisë nga ballkoni i Pallatit.

Një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mbretit Charles është publikuar pak orë më parë nga Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët kanë qenë bashkë me fëmijët e tyre në ceremoninë e djeshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

“Çfarë dite” shkruan Princi William dhe Kate Middleton në video duke falenderuar të gjithë ata që e bënë të veçantë ditën e djeshme.

Në video shfaqen momente nga largimi i tyre nga shtëpia, nga kortezhi për në pallat, por edhe tre fëmijët e familjes.

Princi Xhorxh 9-vjeçar, tani i dyti në radhën e fronit, luajti një rol të rëndësishëm në kurorëzimin përkrah mbretit të ri. Vëmendjen e tërhoqi edhe princesha Charlotte dhe princi Louis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb