Presidenti Joe Biden nuk pritet të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III , sipas mediave britanike, por pritet të dërgojë zonjën e parë Jill ose zëvendëspresidenten Kamala Harris .

Të ftuarit, përfshirë liderët botërorë, janë njoftuar nga Buckingham Palace për datën e ceremonisë që do mbahet në maj, por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do jetë mes tyre.

Kjo është hera e dytë që Biden do të shmangë një takim me monarkun. Ai pritet të vizitojë Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm , duke lënë disa ditë përpara mbërritjes së Mbretit të ri britanik për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

Zyrtarët britanikë nuk shohin një përbuzje dhe kanë thënë privatisht për muaj të tërë se asnjë president i SHBA-së nuk ka marrë pjesë në një kurorëzim britanik.

“Ne mendojmë se përfaqësuesi do të jetë zonja e parë ose zëvendëspresidenti,” tha një burim për DailyMail.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: