ITALI- Dy protestues që ishin pjesë e protestës anti-racizëm “Kurrë më Salvinin” kanë rënë pre e një sulmi mbrëmjen e së premtes nga një grup militantësh nga Casapound.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen Libertà pak pas orës 23. Siç raporton ‘Tgcom’ të plagosur mbetën Antonio Perillo, asistente e Euroodeputates Eleonora Forenza si dhe Claudio Riccio, anëtarë të së Majtës Italiane.

Nga hetimet e deritanishme, thuhet se sulmuesit ishin 5-6 persona, ndërsa dyshohet se ishin edhe të armatosur. Mediat italiane raportojnë se dy protestuesit morën plagë në fytyrë dhe kokë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb