Pavarësisht se kryeministri Rama e përjashtoi mundësinë e një koalicioni PS- LSI në 2021, analisti Mentor Nazarko referuar po deklaratave të tij thotë se kjo ngjan e mundur.

Sipas Nazarkos Rama bëri deklaratë taktike për të afruar LSI-në në koalicion sepse sipas analistit, pas dy krizash koronavirus dhe tërmet, si dhe me përfundimin e mandatit të 2-të, PS ka bjerrje elektorale të madhe. Ndaj ajo ka interes të afrohet me LSI, kurse kjo e fundit ka interes të afrohet me mazhorancën sepse ka humbur fuqinë tërheqëse.

Më tej Nazarko thotë se thotë se me deklaratat e veta PS dhe LSI po i rrisin çmimit njëra- tjetrës 1 vit para se vendi të shkojë në zgjedhje dhe kercënojnë nga pak dhe PD.

”Me mohimin e idesë se koalicioni me LSI- Rama don të emetojë fuqinë se dhe i vetëm do përballojë zgjedhjet e ardhshme. Bashkimi i efekteve negative të krizës së tërmetit dhe koronavirusit, do të ketë impakt tek gjendja ekonomike qe pritet t përkeqësohet . Kësisoj, me një PS në fund të mandatit të dytë Rama përpiqet të bëjë lëvizje taktike. Dy palët po rrisin pazarin e njëra- tjetrës. Të dyja palët kanë interes të afrohen dhe në këtë kuptim Rama do të blejë dhe të ulë çmimin.
Jemi duke folur për një Kod Zgjedhor, i zaptuar nga 2 partitë, ku LSI imponohet disi. Megjithatë vendk ka hapësirë për një forcë të re politike. Ka një Potencial opozitar që mund te jetë shumicë, por nuk shkojnë votat tek kutitë. LSI nuk është përshtatur me këtë potencial opozitar, sepse gjuha e saj politike ka qenë e ashpër. Një parti klientelare vuan në opozitë. LSI ka qenë një parti më ekstreme se sa PD, pa shfaqur një identitet transversal: LSI ka patur një identitet klasik, një parti që luhatet midis PS dhe PD.
Ndërkohë që Rama, -këtu është fuqia që pretendon që shfaq ai-, e ka bërë partinë e tij një lëvizje fokusuar tek Lideri, pa numra dy të fortë, larg traditës apo identifikimit me të kaluarën. Kritikët e saj thonë se po identifikohet me Rilindjen, grupin e ri, që i janë bashkuar dhe kanë fituar fuqi, ndikim, pushtet, para, kriminalisht apo jo. Me teza apo karta të djathta, si mishërues i shtetit në kohë fatkeqësish, Rama ka rritur fuqinë e vet dhe e ka zgjeruar spektrin elektoral ndersa LSI dhe PD e kanë ngushtuar. Kur ke si opsion kryesor protestat, agresivitetin, motivon militantët , por jo elektoratin gri, të rinjtë. Sot jemi në kushtet e pandemisë dhe është ulur normalisht agresiviteti, por është humbur koherenca, dhe LSI e ka rrudhur aftësinë tërheqëse për të qenë për të gjitha shtresat. Rama prej kohësh ka dashur të hapë partinë. Me figura që nuk kanë patur background të majtë, me disa karta elektorale që janë të djathta, – fjalimi para eshtrave të Mitat Frashërit; me pretendimin se do zgjidhë pronat, legalizimin, të zhdukurit, dosjet, Rama e ka bërë PS-në një parti të fokusuar tek vetja, por dhe parti të hapur, mbi ideologjike. Në një kohë fatkeqësish si kjo e sotmja, frikërash, ai ka ditur ta fokusojë vëmendjen tek personi i tij: diçka që mund t jetë me vlerë afatshkurtër.
Në afatmesëm, kur familjet do kenë vështirësi për mbijetesë dhe bizneset do ta kenë të pamundur të qëndrojnë hapur, apo do mbyllen ngjan e veshtirë qe ai të ruajë kaq ndikim. Disa degë të thata të pemës sonë ekonomike, si kafenetë, karburantet, etj prej pandemisë janë mbyllur, ose duhen krasitur. Duhet nderruar modeli zhvillimit ekonomik kah prodhimi, mirpo per kete duhet konsensus.
Vendi do përballet me një krizë të madhe ekonomike. Ne s jemi si SHBA që që ka financuar rritjen ekonomike të vendeve të tjera dhe në një situatë si kjo kanë likuiditete për të rimëkëmbur familjet, ekonomike dhe rritur konsumin. Italia apo Gjermania kanë dhjam për të destinuar mjete për kalimin e krizës.
Ne jemi në situaten kur një pjesë e premtimeve nderkombetare për Rindërtimin edhe mund të mos realizohen. BE e mbajti fjalën, Italia ka gjasa- dhe falë borxhit moral ndaj nesh.

Ndërkohë Nazarko ka folur edhe për legalizimin e kanabisit për qëllime mjeksore. Ai ka thënë se është një rrugë që nuk duhet pasur frikë referuar shembullit të Maqedonisë së Veriut. Ështe një rrugë që dihet se bën para dhe s’kemi pse kemi frikë. Të ardhura të kufizuara por do e ndihmonte vendin në një masë të caktuar. Mbase do krijonte iluzione për kultivim te paligjshëm ndaj vendet e BE janë skeptike.”- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb