Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Flutura Açka u ndal tek çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“E rëndësishme është se këta njerëz që e kaosin për fyti janë paguar me taksat e shqiptarëve. Dëshira mund të ketë qenë e mirë për të shtuar turistë holandezë, por çështja është rezultati. Sepse nuk është e hijshme nga çfarë kemi parë dhe fotografitë e publikuara.”, tha Flutura Açka.

Më tej Açka tha se studiuesit, apo arkeologët më të mirë në vend kanë folur me javë të tëra për këtë çështje, por askush nuk i ka dëgjuar.

“Çështjen e Butrintit e kam ndjekur me shumë vëmendje dhe kam pyetur disa kolegë nëse e kishin lexuar atë draftin dhe nuk mora asnjë përgjigje. Nuk dinë fare çfarë bëjnë, kanë votuar me sy mbyllur dhe ju kolegë të mi votoni më sy mbyllur. Më vjen keq që disa nga kolegë të mirë që janë marrë me arkeologji kanë folur këto ditë me javë të tëra dhe asnjë nuk i ka dëgjuar. Miqtë arkeologë thonë se në këtë lloj vorbulle është dikush që është shprehur kundër Butrintit”, tha më tej Açka.

Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se numri i turistëve në Butrint është rritur.

“Vazhdojmë dhe do të kemi më shumë turistë nga Holanda, besoj dhe do të kemi më shumë interes. Ju ftoj të gjithëve dhe më vjen mirë që flitet për kulturën edhe në reality holandez. Kemi kërkesa nga turistët. Atyre u kanë pëlqyer se si janë zhvilluar lojërat në Butrint dhe në Shkodër. Një nga premtimet e këtij reality, ka futjen e Shqipërisë në kinematografinë. Ka një vëmendje të posaçme për kulturën dhe ju ftoj t’i shikoni ato projekte edhe më sytë e turistëve.”, tha ajo.

Si kundërpërgjigje deputetja Açka tha se si një parlamentare nuk ka asnjë informacion.

Açka: Në faqen zyrtare të tyre thuhet se është sponsorizuar nga shtetit shqiptar, këtë unë nuk e di. Si një parlamentare nuk kam informacion se sa është paguar për një lojë.  Edhe sikur të jetë lojë shumë e bukur, një nga drejtuesit e këtyre u shpreh në tv holandez se në Rinas ju është vënë një makinë në dispozicion në Shqipëri dhe tha , – kurrë në jetën time nuk jam trajtuar si king, kështu tha si king.”, tha më tej Açka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb