Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky është zotuar të ngrejë flamurin e vendit në pjesë të Ukrainës që aktualisht kontrollohen nga Rusia.

“Flamujt tanë do të valojnë përsëri në shtëpi, aty ku ata kanë të drejtë të jenë, në të gjitha qytetet, fshatrat e Ukrainës të pushtuara përkohësisht”, ka thënë ai gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kiev.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim ngjyrat e dikujt tjetër në tokën tonë dhe në qiellin tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë flamurin tonë verdhe-blu.”

Ukraina thotë se rreth 9,000 ushtarë të saj janë vrarë që nga pushtimi rus i 24 shkurtit, megjithëse BBC nuk mund ta verifikojë këtë shifër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb