Kandidatja për deputete e LSI, Klajda Gjosha, ka zhvilluar këtë të premte një takim me bizneset e vogla.

Në një postim në rrejte sociale, Gjosha shkruan se biznesi i vogël kërkon mbështetje dhe ajo sipas saj arrihet nëpërmjet një programi konkret, duke filluar nga taksa e sheshtë me 9 %.

Postimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Takimet me bizneset vazhdojnë dhe përgjigjia që marr nga cdo takim është se “Kurrë nuk ka qënë më e vështirë se në këto momente”!
Biznesi kërkon mbështetje dhe kjo mbështetje do të vij me program konkret, duke filluar nga taksa e sheshtë 9%, te formalizimi i ekonomisë nëpërmjet rimbursimit 5% dhe një politike më njerëzore që biznesin dhe qytetarin e sheh si partner!
Edhe 44 ditë na ndajnë nga rrëzimi i një regjimi që i ka marrë frymën cdo qytetari!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb