BRITANI

Veterani britanik 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, Tom Moore ka mbledhur më shumë se 12 milionë paunde per ekipin e mjekeve që po luftojnë koronavirusin, përmes ecjeve në kopshtin e tij. Kapiteni ushtarak i dale ne pension ka përfunduar 100 xhiro në kopshtin e tij 25 metra me ndihmën e protezës për ditëlindjen e tij të 100-të në fund të muajt.

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje si kjo”, ka thënë ai kur ka përfunduar ecjen. Ai kishte planifikuar fillimisht të krijonte një fond prej 1,250 paundesh për bamirësi. Por me vone, 600,000 persona kanë kontribuuar në fond, çfarë ka ndikuar në bllokim të faqes së donacioneve, për shkak të trafikut të madh.

“Në luftërat e kaluara, unë kam qenë ushtar me uniformë në vijën e parë të frontit. Këtë herë ushtria jonë janë mjekët dhe infermierët në uniformë”, ka thënë ai për një media britanike. “Ne do ta tejkalojmë këtë”. Moore ka shërbyer në Indi, Mianmar dhe Indonezi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: