INDONEZI

Më tepër se 270 komisionerë në Indonezi kanë gjetur vdekjen, kryesisht për sëmundje që lidhen me lodhjen e tepërt.

Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU) u shpreh se 1878 vetë të tjerë janë sëmurë, raporton  “Reuters”. Rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin të numërojnë dhe të monitorojnë votimin e 17 prillit.

Zgjedhjet kombëtare dhe rajonale u zhvilluan për herë të parë bashkë me ato presidenciale në vendin me 260 milionë banorë. E gjitha kjo për të kursyer paratë.

Rreth 80% e 193 milion votuesve me të drejtë vote votuan në më shumë se 800 vend-votime. Indonezia ndryshe është shteti me më tepër popullatë myslimane në botë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb