Franko Lerda u shfaq i qetë në konferencë për shtyp, i vetëdijshëm për forcën e ekipit të tij, koherent me historinë e shkuar të derbit, njeh shumë mirë problemet e ekipit kundërshtar, pa trajner dhe me një vigjilje aspak të qetë, por gjithashtu ishte i qartë kur theksonte se një ndeshje derbi i ka të tre rezultatet. Partizani zbret në derbin e dytë sezonal me stofin e një ekipi favorit por dhe më qetësinë që i jep tabela e klasifikimit. Çuditërisht Lerda nuk u ndal as tek mungesat pavarësisht se në këtë derbi duhet të bëjë llogaritë pa 3 lojtarë shumë të rëndësishëm, Telushi dhe Broja të pezulluar me kartonë dhe Esat Mala i pezulluar nga klubi.

Lerda
Lerda

Pavarësisht mungesave, Lerda ka në dispozicion një grup të plotë për të përballuar si duhet sfidën kundër Tiranës. Ajo që të bën më shumë përshtypje është mënyra se Lerda ka përgatitur ekipin për këtë përballje. Gjatë gjithë javës, italiani ka praktikuar një formacion tip, pa e ndryshuar, diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë, në çdo seancë stërvitore shpesh ka përzierë kartat por jo këtë herë.

Cinari
Cinari

Lerda nuk ka preferuar në formacion as Asanin e as Eraldo Çinarin, dy lojtarë që mund të ishin titullar në këtë derbi. Kjo mund të jetë një taktike e italianit për të shpërqendruar kundërshtarin ose një ide fikse.

Asani
Asani

Një tjetër ndryshim ishte dhe në skemë, ku është rikthyer sërish tek e preferua e tij 3-5-2. Në ketë skemë mbrojtja nuk ndryshon, Bitri, Boldor dhe Belica shihen titullarë.

Formacioni Partizani Foto
Formacioni Partizani Foto

Në mesfushë, gjatë këtyre ditëve, trajneri i Partizanit ka preferuar Hysenin ndërsa pjesa tjetër formohet nga Idrizaj, Romero, Melo dhe Trashi, ndërsa në sulm dyshja Bardhi-Solomon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: