TIRANË-Suprizat për ditëlindje në televizionin ‘News 24’ nuk kanë të sosur. Këtë radhë, në ‘rrjetën’ e surprizës ka rënë spikjerja dhe gazetarja e njohur, Ola Bruko Papaproko. Gjatë edicionit të lajmeve, Ola Bruko duhet të zhvillonte një bisedë direkte më zv/ministrin e Shëndetësisë, z Klodian Rrjepaj, në kuadër të Ditës Botërore kundër SIDA-s. Por biseda doli më intime seç duhej sepse nga ana tjetër e telefonit nuk ishte zoti Rrjepaj, por bashkëshorti i gazetares, Andi Papaproko.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti, ata të punës tënde ta fusin!”, i thotë ai me shaka, kurse gazetarja shpërthen në të qeshura dhe bën habi sesi nuk e ka njohur zërin e të shoqit.
“Ua si nuk e njoha zërin tënd, e tmerrshme…”, thotë Ola Bruko.
“Për këtë temë flasim më vonë, që nuk ma njofte zërin…”, i thotë bashkëshorti me të qeshur.

Dhe e gjitha kjo ishte një loje që redaksia e News24 i bëri koleges së tyre. Nuk është hera e parë që redaksia News24 organizon supriza të tilla për ditëlindje. Në një kurth kaq gazmor pak kohë më parë ra spikerja Nisida Tufa.

Bashkë me urimet e stafit të News24, bashkohet dhe redaksia e BalkanWeb; “U bëfsh 100 vjec, Ola!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: