TIRANE- Mësohen të tjera detaje për rrjetin e prostitucionit të shkatërruar në Tiranë në kuadër të operacionit “Real”.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se tutorja T.Th, 50-vjeç ishte me profesion parukjere dhe ka një sallon bukurie ku ofronte shërbime estetike, masazhe dhe, lyerje flokësh, maska, stilim manikyr e pediker në zonën e Komunës së Parisit.

Pikërisht duke iu ofruar shërbime të tilla pa ju marrë paratë ajo i fuste në kurth vajzat e reja.

Pas disa shërbimesh, kur fatura që duhet të paguanin vajzat rritej, pronarja e parukirisë u bënte presion që ato të paguanin. Në këtë pikë, hynte në lojë i dashuri i saj, Pirro. J 62-vjeç, i cili siguronte klientët.

Vajzave që nuk e kryenin dot pagesën, parukjerja iu ofronte të kryenin marrëdhënie me “miqtë” e saj.
Klientët ishin kryesisht biznesmenë nga Kosova e Shqipëria të moshave mbi 50 vjeç, të gatshëm të paguanin nga 100 në 200 euro për një takim me vajzat.

Takimi bëhej në motele, në zonën e Vaqarrit dhe Ndroqit ku vajzat i dërgonte vetë tutorja më makinë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb