Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013 për Asosacionin e komunave serbe, duke shtuar se vazhdon të pengojë rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Ju e dini se janë 27 shtete në Bashkimin evropian, por pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe presidenti i Serbisë ka nënshkruar një letër kundër aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin evropian, që është shkelje. Ai e ka shkelur marrëveshjen sepse në pikën e katërmbëdhjetë të asaj marrëveshjeje thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do t’i krijojnë asnjë pengesë njëra-tjetrës në rrugën e integrimeve evropiane, domethënë ajo marrëveshje, në të cilën thirret Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: