Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kanë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se sot tek sa shënojmë 12-vjetorin e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot tek sa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova i cili u zgjodh nga populli. Ibrahim Rugova po ashtu ishte presidenti i parë në Kosovën e çliruar.
Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen institucionale dhe angazhimin politik për liri e pavarësi. U preftë në liri dhe paqe”, tha Kurti.

kjo ishte hera e parë që Kurti bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pas kësaj, Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb