KOSOVA

Kryetari i partisë opozitare më të madhe në kosovë, Enver Hoxhaj i është përgjigjur Albin Kurtit lidhur me ftesën e tij për takim pas vizitës në Bruksel.

Hoxhaj i PDK thotë se është i gatshëm për të diskutuar hapur për ‘’çështjet madhore’’ që i referohet Kurti, por ai kërkon që kjo të ndodhë në Kuvend e jo në takime të mbyllura.

Ai e refuzon në këtë mënyrë takimin me Kurtin që ishte destinuar të mbahej në fillim të javës së ardhshme.

Sipas Hoxhajt, Kurti duhet të jetë më konkret dhe transparent që dhe qytetarët të jenë të mirëinformuar se çfarë do të diskutohej në takimet me dyer të mbyllur mes kryeministrit të Kosovës dhe kryetarëve të opozitës.

Nga ana tjetër i pari që pranoi ftesën për takim ishte Ramush Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb